Usher ka folur për mënyrën se si është shoku i tij, Justin Bieber, pasi diagnoza e sindromës, Ramsay Hunt, bëri që ylli i popit ta shtyjë turneun e tij botëror.
Por, Justin Bieber do ta rifillojë turneun e tij botëror “Justice” më vonë këtë muaj pasi është detyruar t’i shtyjë shumë takime për shkak të një çrregullimi të rrallë, që kishte shkaktuar paralizë në gjysmën e fytyrës së tij.
Fituesi i shumë çmimeve Grammy ka njoftuar, në një postim në rrjetet sociale, në qershor, se vuante nga sindroma Ramsay Hunt, e cila shkakton paralizë të fytyrës dhe prek nervat në fytyrë përmes një shpërthimi të herpesit.
Postimi i këngëtarit erdhi pasi ai u detyrua t’i anulonte shfaqjet e tij në Toronto dhe Uashington, D.C. Këngëtari përmes videos në Instagram ka demonstruar se si mezi e lëvizte njërën anë të fytyrës, duke e quajtur sëmundjen “shumë serioze”.
Turneu do të rifillojë më 31 korrik, me një shfaqje në Festivalin Veror Lucca të Italisë. Edhe këngëtari Usher, miku i Justin Bieberit ka folur për gjendjen e tij, duke bërë të ditur se Justin është mirë dhe se e ka mbështetjen për çdo gjë nga familja e fansat.
Edhe
Justin Bieberit i kthehet buzëqeshja pas paralizës
Duke folur për Extratv.com, Usher tha për mikun e tij: "Ai po ia del shumë mirë. Duke e parë atë në pushime, ne arritëm të rrimë me njëri-tjetrin dhe mendoj se çfarëdo që ai mund të jetë duke përjetuar tani, është në të vërtetë shumë mirë. Ai ka mbështetjen e fansave dhe familjes së tij”.
'Po!' ylli shtoi për Justin: "Si artist, unë mendoj se ne të gjithë do të përjetojmë disa gjëra, që njerëzit mund të mos i kuptojnë domosdoshmërisht... (jeta e një interpretuesi është) një jetë që vjen me një presion të madh...
"Unë mendoj se (Justin) padyshim e ka marrë botën në një udhëtim. Jam i lumtur që isha në fillim dhe jam ende pjesë e tij edhe sot e kësaj dite, si mik".
Një person i brendshëm tha së fundmi për “People” se ylli i 'Baby'-s Justin po mbështetet nga gruaja e tij Hailey, dhe ai "mezi pret" që përfundimisht të kthehet në punë përsëri.
Burimi tha: "Hailey ka qenë kaq mbështetëse për Justin...", ndërsa një tjetër shtoi: "Ata janë një ekip i mrekullueshëm dhe do ta kalojnë atë së bashku. Justin mezi pret të rikuperohet dhe të vazhdojë të punojë".
Edhe
Justin Bieber anulon turneun “Justice”
Hailey, kaloi problemet e saj shëndetësore vitet e fundit pasi përjetoi "simptoma të ngjashme me sulmin në tru" për shkak të një mpiksje gjaku në trurin e saj, por ajo është e bindur se problemet e kanë afruar çiftin.
Ajo tha: "Unë sinqerisht mendoj se fija e argjendtë, në atë që kam kaluar, ajo nëpër të cilën ai ka kaluar, është vërtet ajo që ju lidh. Ne jemi më afër se kurrë. Justin do të jetë plotësisht mirë. Kjo është thjeshtë një situatë e çuditshme".