Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bieber gjen ngushëllim te feja pas diagnostikimit me sindromën Ramsay Hunt

Pop ylli 28-vjeçar, Justin Bieber, i ka përditësuar fansat rreth procesit të shërimit, kjo pasi pësoi paralizë në fytyrë si pasojë e diagnostikimit me sindromën Ramsay Hunt.

Këngëtari kanadez e pranoi se me kalimin e çdo dite ka filluar të ndihet më mirë.

“Me kalimin e çdo dite po ndihem më mirë dhe gjatë kësaj periudhë shqetësuese për mua, kam gjetur ngushëllim tek krijuesi ynë dhe ai që më njeh më së miri. Zoti i njeh pjesët më të errëta të mia që unë dua që askush të mos i dijë, dhe ai vazhdimisht më mirëpret në krahët e tij të dashur. Kjo perspektivë më ka dhënë paqe gjatë kësaj stuhie të tmerrshme me të cilën po përballem”, deklaroi Bieber përmes në postimi në InstaStory.

Të premten (10 qershor), ylli i hitit “Sorry” foli hapur me ndjekësit e tij rreth problemeve shëndetësore me të cilat është duke u ballafaquar. Kjo pasi këngëtari u detyrua t’i anulojë koncertet e ardhshme të turneut muzikor “Justice World Tour”.

Bieber po ashtu u kërkoi fansave mirëkuptim për faktin se është dashur t’i anulojë disa performanca, duke ju thënë atyre se Ramsay Hunt është një sëmundje serioze dhe në këtë mënyrë trupi i tij po i thotë se duhet të ngadalësoj dhe të pushojë për ca kohë.

Edhe Justin Bieberit i kthehet buzëqeshja pas paralizës Showbiz Justin Bieberit i kthehet buzëqeshja pas paralizës