Showbiz

Beyonce tregon përse e bëri ndryshimin drastik të flokëve më 2013

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, në një intervistë së fundmi ka treguar se në vitin 2013 i pati prerë flokët sepse po bënte transformim emocional të vetvetes.

Kur ylli ndau një fotografi me flokë të prerë në vitin 2013 në llogarinë e saj në Instagram, ngjalli kureshtjen e fansave se çfarë e shtyri ta bënte ndryshimin drastik.

“Më kujtohet dita kur vendosa t’i pres flokët. Nuk pata në mendje asnjë stil të veçantë. Këtë vendim nuk e mora për shkak të estetikës, por ishte një transformim emocional shumë i madh për mua dhe një metamorfozë e gjendjes në të cilën po kaloja”, ka thënë Beyonce për revistën “Essence”.

Image

42-vjeçarja ka thënë tutje se nga fansat identifikohej vetëm si performuese me flokë të gjatë dhe kjo nuk ishte ajo se çfarë ndiente në brendësi. Ajo ka thënë se mëmësia ia ofroi një lloj çlirimi që e shtyri t’i priste flokët.

“I mora gërshërët dhe i preva. Ishte diçka që më duhej ta bëja dhe pastaj u bëra shumë e guximshme. Ishte hapi i parë drejt shumë vendimeve që më duhej të ndërmerrja në jetë e në karrierë që më udhëhoqën në atë se çfarë jam sot”, ka thënë këngëtarja.

Beyonce se fundmi ka paralajmëruar albumin e ri në zhanrin “country” si dhe një linjë produktesh për flokë që quhet “Cecred”, për të cilën thotë se u inspirua nga salloni i bukurisë i nënës së saj Tina.