Showbiz

Beyonce bën linjë të produkteve për flokë

Këngëtarja e mirënjohur më famë botërore, Beyonce, ka krijuar një linjë të produkteve për trajtimin e flokëve, raporton “CNN”.

Linja quhet “Cecred” dhe do të lansohet më 20 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur Beyonce përmes një videoje që ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Videoja përmban pamje të fëmijërisë së Beyonces, kur nëna e saj Tina Knowles kishte një sallon parukerie të quajtur “Headliners”. Atje Beyonce punoi për herë të parë.

“Fuqinë që ka komuniteti i grave e kam parë te salloni i nënës time. Njihja nga afër shumë gra që i admiroja dhe që ishin, doktoresha, pronare biznesesh, artiste, mësuese, nëna, të gjitha vinin te salloni i nënës time. E kam parë për së afërmi se si një sallon mund të jetë i shenjtë për gratë”, ka thënë Beyonce.

Këngëtarja po mendon se industria e bukurisë nuk e kupton mirë se sa më rëndësi janë këto emocione dhe se çfarë në të vërtetë ju duhet grave për tu ndier mirë.

“Dua të ndërtojë një komunitet ku gratë të gjitha racave mund të komunikojnë dhe të ndajnë sekretet e tyre, që të mund të vazhdojmë të kujdesemi për njëra-tjetrën. Dua të ju ofroj grave një hapësirë ku mund të ndjejnë fuqinë që kanë dhe të tregojnë historitë e tyre. Që do të thotë fuqi”, ka thënë ylli.

Në linjën “Cecred” të Beyonces do të përshihen produkte si vitamina për flokë, qirinj, vegla elektrike për stilimin e flokëve, krehër, aksesorë për flokë, këllëf jastëkësh si dhe produkte e shërbime të tjera.