Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce tregon çfarë e inspiroi për veshjet gjatë turneut “Renaissance”

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka shpalosur disa prej inspirimeve të saj të hënën gjatë festimit të Ditës së çlirimit të afroamerikanëve, teksa ka shfaqur dizajnët mahnitës që i përdori në turneun “Renaissance”.

41-vjeçarja ndau shumëllojshmëri të veshjeve të saj të dielën mbrëma në Amsterdam dhe shpjegoi në një postim në Instagram se stilisti Bob Mackie ka ndikuar shumë në dizajnet e saj. Ajo ka thënë gjithashtu se ishte frymëzuar nga stili i epokës “disko” që e bëri të famshëm ish-klubi i natës në New York, “Studio 54”, në fund të viteve të ’70-a dhe në fillim të viteve ’80.

Beyonce, e cila iu bashkua listës së yjeve, që festojnë ditën e cila shënon fundin e skllavërisë për amerikanët e zinj, bëri një postim në rrjete sociale, e në të cilin shihej me fustan rozë me një dekolte të kryqëzuar dhe material xixëllues. Pamja kishte një prerje të konsiderueshme që theksonte trupin dhe gjithashtu kishte dy qepje të larta që ia tregonin këmbët. “Qeen Bey” e veshi fustanin rozë me taka argjendi me majë dhe doreza rozë që arrinin deri në krahët e saj të sipërm. Ajo e kompletoi veshjen me një set të hollë syzesh dielli që dukeshin sikur sy insektesh dhe fotografitë nga skena e shfaqën duke shtuar pallto të mbuluar me gëzof të rremë rozë e vezullues.

Beyonce ishte e rrethuar nga muzikante dhe kërcimtare gjatë gjithë shfaqjes.

“Kam filluar të projektoj këtë koleksion më shumë se një vit më parë. U përfshiva kaq shumë në të gjitha gjërat e ‘RENAISSANCE’ dhe u frymëzova nga ‘Studio 54’, Bob Mackie dhe epoka e diskos”, ka shpjeguar ajo.

Beyonce ka thënë se donte që t’i të përditësonte dizajnimet e Mackiet - të cilat ishin të veshura nga ikonat duke përfshirë Cher, Carol Burnett, Doris Day, Lucille Ball dhe “ekipin nënë e bijë” të Judy Garland dhe Liza Minellit, mes shumë yjeve të tjerë – ndërsa ka shtuar disa dizajne të vogla bashkëkohore nga marka sportive e veshjeve “Ivy Park”.

Edhe Beyonce tregon se përse nuk po u bën videoklipe këngëve Showbiz Beyonce tregon se përse nuk po u bën videoklipe këngëve

“Doja të bëja një lloj kthesë moderne duke përdorur stilin e firmës ‘IVY PARK’ dhe të sillja pak ‘disko’ në plazh në këtë koleksion”, ka shpjeguar ajo. “Jam shumë e lumtur ta ndaj këtë me ju dhe edhe më krenare që e lansoj për herë të parë në turneun botëror ‘Renaissance’”.

Para postimit të saj të fundit në lidhje me dizajnin e saj, Beyonce zbuloi në një postim tjetër se çdo veshje që ajo kishte veshur në shfaqjen finale të fundjavës ishte krijuar nga dizajnues afroamerikan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)