Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce ka shtuar disa kilogramë, por ende tërheq vëmendjen

Këngëtarja Beyonce, (38), është një nga ata personat që për një kohë nuk postojnë asgjë në mediat sociale dhe pastaj bëjmë ‘bum’. Një situatë të tillë pikërisht tani e ka krijuar Beyonce, e cila postoi fotografi nga gala 'Shawn Carter Foundation' në Hard Rock Casino në Hollywood.

Ajo e kishte veshur një fustan të ngushtë me xhingla i cili i theksonte linjat e saj, ndërsa dukej se i kishte shtuar disa kilogramë. Pamjen magjepsëse Beyonce e plotësoi me çantën në formë të një miliard dollarëve, ndërsa flokët i kishte lëshuar në pamjen e tyre natyrale me kaçurrela.

Image

Fotografitë në Instagram shumë shpejt i fituan më shumë se një milion pëlqime, ndërsa fansat e saj nuk ngurruan të komentonin.

‘Gjithmonë mbretëreshë’, ‘Zoti im’, ‘Je më e bukura’- janë vetëm disa nga komentet nën fotografinë e postuar, shkruan KOHA Ditore. Me të në ngjarje kishte shkruar bashkëshorti i saj Jay-Z, (49).

Këngëtarja vitet e fundit gjithnjë e më pak shihet në publik, megjithatë, kur shfaqet, e gjithë vëmendja është përqendruar në përzgjedhjet e saj të modës.