Beyonce ka krijuar një llogari në platformën e ndarjes së videove “TikTok”, dhe fansat e kanë zbuluar tashmë profilin e saj, ndonëse nuk ka asnjë përmbajtje.
Pavarësisht kësaj, ajo ka mbledhur më shumë se 200,000 ndjekës në vetëm pak orë.
Llogaria e saj e verifikuar nuk ka imazhe, video apo edhe një biografi, vetëm emrin e përdoruesit dhe titullin Beyonce
Fansat po spekulojnë me teoritë e tyre se pse këngëtarja ikonë, 40 vjeç, është papritur në TikTok.
Disa mendojnë se muzika e re - ndoshta një album i shtatë, është në rrugë e sipër.
“Ajo po vjen dhe nuk më intereson nëse jam në deluzion”, shkroi në Twitter një fans.
“Muzika e re e Beyonce është në rrugë e sipër!!! Beyoncé në TikTok! Ajo po vjen!!!” një tjetër fanse shkroi me gëzim.
Edhe
Beyonce bëhet pjesë e TikTokut
Në fillim të këtij viti, këngëtarja la të kuptohet për muzikë të re pas gati pesë vitesh pauze.
Beyonce i tha Harper's Bazaar në një intervistë në gusht se ajo është "gati të shpëtojë" nga izolimi dhe padrejtësia që përjetoi vitin e kaluar.
“Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikjeje në çdo mënyrë të mundshme. Jam në studio për një vit e gjysmë” ka thënë ajo për gazetën.