Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Hollywood

Beyonce i dërgon dhuratë një adhuruesi dyvjeçar pasi pa videon virale në TikTok

Beyonce dhe Tyler

Beyonce dhe Tyler

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Teksasi, Beyonce, i ka dërguar lule të bardha e të kaltra bashkë me një lodër dinozauri, një adhuruesi dyvjeçar, pasi nëna e tij, Bea Fabregas, ndau një video në rrjetin social TikTok ku i vogli pyeste se ku është këngëtarja.

Tyler Fabregas nga Manila, Filipine, në videon e postuar nga mamaja e tij, pyet “Ku është Beyonce?”, ndërkohë mamaja i thotë se është në shtëpi, raporton CBSNews.

“Ajo është mikja jonë”, insiston Tyler.

Në videon që postoi Fabregas, Tyler thotë “Dua ta vizitoj Beyoncen. Ti e njeh personalisht, ajo është shoqja jonë” ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e saj “Texas Hold ‘Em”, nga albumi i ri i këngëtares.

@beafabregas

Tyler this whole video: Hina naman ni mama hindi kilala si Beyonce 🤨 #fyp #momsoftiktok

♬ original sound - beafabregas - beafabregas

Beyonce e befasoi vogëlushin pasi e ka parë videon virale dhe kërkoi nga ekipi përfaqësues i saj që të kontaktonte familjen e djalit.

Edhe Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day” Showbiz Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day”

“Sa për dijeni, Beyonce dhe Tyler tani me të vërtetë e zyrtarisht janë shokë. Nga fuqia e internetit të mbretëreshës B, ajo e pa videon dhe na dërgoi lulet e saj të preferuara të kaltra e të bardha dhe një ‘shok të ngushtë’ dinozaur për Tylerin dhe një porosi shumë të ëmbël që familja jonë do ta ruaj e vlerësojë gjithmonë”, ka shkruar në postimin e saj nëna e Tylerit, Fabregas.

“Me tërë ato mesazhe që merr Beyonce çdo ditë, na vjen shumë mirë të dimë se ajo ndau kohë nga agjenda e saj e ngjeshur për të na dërguar këtë dhuratë të çmuar. Tyleri ndoshta është tepër i vogël për ta mbajtur në mend gjithë këtë, por gjithmonë do t’ia rikujtojë të ëndërrojë sa të mundet e të i prekë yjet. Beyonce i dërgoi lule bebes time”, shkroi tutje Fabregas.

Sipas saj në porosinë e Beyonces shkruhej “për mikun tim Tyler” dhe përfshihej një mesazh ku thotë: “e shoh engjëllin që ke brenda Tyler”, që vjen si referencë nga hiti i saj i vitit 2008 “Halo”.

Në postimin e Fabregasit përfshiheshin ‘screenshots’ të shkëmbimit të mesazheve që pati me publicisten e Beyonces, Yvette Noel-Schure.

Edhe Selena Gomez tregon dhuratën më të mirë që ka marrë nga Taylor Swift Showbiz Selena Gomez tregon dhuratën më të mirë që ka marrë nga Taylor Swift

“Po ju shkruaj për videon më të ëmbël që postuat me djalin e vogël që donte të vizitonte Beyoncen. A jeni ju familjarë e tij? Ajo do të donte t'i dërgonte diçka”, thuhet në mesazhe.

Beyonce shumë herë u ka dërguar lule miqve të saj përgjatë muajve të fundit, madje edhe shumë personaliteteve të famshme përfshirë Jack White, K.Michelle, Renee Rapp, Katie Couric, Megan Thee Stallion e Mickey Guyton.