Benny Blanco, producenti muzikor 37-vjeçar, ka treguar se që nga momenti që u lidh me artisten Selena Gomez, jeta e tij ka marrë një kthesë pozitive, falë dashurisë dhe durimit që ajo i ka dhuruar.
I pyetur nga revista ELLE se cila është gruaja më frymëzuese me të cilën ka punuar ndonjëherë, ai u përgjigj pa hezitim duke përmendur emrin e të fejuarës së tij.
Përmes kësaj afërsie emocionale dhe artistike, Blanco ka thënë se Gomez i ka dhënë një perspektivë të re për jetën.
“Mësova nga Selena se kur ke durim dhe dashuri për një person tjetër, gjithçka bëhet shumë më e lehtë”, ka thënë ai.

I pyetur më tej për mësimin më të madh që Selena i ka dhënë, ai vendosi të ndajë një mësim tjetër të rëndësishëm që ka thënë se ia ka rrënjosur në shpirt nëna e tij.
“Mamaja ime beson shumë në karmë. Ajo gjithmonë më thoshte: ‘Trajtoji njerëzit ashtu siç do të doje të të trajtonin ty.’ E di që tingëllon si klishe. Por njerëzit nuk e bëjnë! Duhet ta trajtosh lojtarin më të mirë të NBA-së njësoj si personin që parkon makinat. Nuk duhet t’i japësh prioritet njerëzve në bazë të asaj që bëjnë”, ka thënë producenti.
Përtej studios dhe mikrofonave, Blanco e do shumë gatimin dhe e përdor këtë aftësi për ta kënaqur të dashurën e tij.

“Jam shumë i kujdesshëm. E di çfarë pëlqen publiku im. E di çfarë i pëlqen Selenës, ndaj do t’i gatuaj saktësisht çfarë ajo do. Ajo nuk është për gjëra si gaforret apo molusqet. Ajo është tipi i vajzës për një darkë me biftek. Do patate të shtypura, pak spinaq me pana”, ka thënë ajo.
Ai ka treguar se ka një menu të tërë me gjëra që i pëlqejnë Gomezit, që kur të ketë uri, t’i ketë gati.
“Përgatis shumë paraprakisht dhe i ngrij. Ajo i adhuron karkalecat me kokos, ndaj bëj një grumbull dhe i skuq në vaj kur ajo i kërkon. Bëj edhe byrekë të vegjël me mish pule për të, në formë porcionesh individuale”, ka thënë ai.