Showbiz

“Bennifers” të lumtur, pas viteve që jetuan të ndarë

Jennifer Lopez nuk ka nevojë të presë një unazë martese nga Ben Affleck. Ajo e ka një të tillë, të cilën Affleck i’a kishte dhuruar në vitin 2002.

Rikthimi i tyre së bashku, është përcjellë me vëmendje të madhe, meqë kanë rindezur një nga romancat më të bukura shumë vite më pas.

Këngëtarja, menjëherë pas ndarjes nga sportisti Alex Rodriguez është rikthyer në krahët e aktorit të famshëm.

Ata janë parë duke shijuar kohën së bashku në një jaht në brigjet e Saint-Tropezit në Francë, duke u përqafuar gjatë shëtitjeve në Hamptons të New Yorkut dhe duke ngrënë sushi gjatë një darke në Malibu të Australisë.

Jennifer dhe Ben, po mundohen të kompensojnë gjithë kohën e humbur, duke rikthyer kështu një libër tregimesh të dashurisë, tek adhuruesit e tyre.

Nuk është hera e parë që rindizen romanca të tilla si kjo e Bennifers 17 vjet pas. Çifte të panumërta u bashkuan vite e vite pas ndarjes.

Të dy yjet ndër vite kanë folur rreth presionit të fortë të tabloideve si një nga faktorët kryesor që kishte quar në anulimin e fejesës së tyre, në fillim të viteve 2000. Lopez në vitin 2016 kishte deklaruar: “Mendoj se ishte tjetër kohë, ishin rrethana të tjera, kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur? Por një gjë e di të sigurt. Kishim një dashuri të vërtetë".

Po ashtu edhe Ben kishte komentuar ndarjen e tyre, duke thënë se ishte një lidhje që dukej sikur ishte krijuar për të qenë burim lajmesh për tabloidet.

Ka pasur aq shumë shkrime e thashetheme sa kalonin edhe në racizëm. Kishte një presion të jashtëzakonshëm mbi ne, ka thënë në një intervistë Ben Affleck.

Ben dhe Jen ishin takuar gjatë xhirimeve të filmit të tyre Gigli në fillim të 2002-tës, kur ajo ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë, Cris Judd.

Pasi u pa duke u përqafuar dhe puthur me aktorin Affleck në festën e saj të ditëlindjes së 32 -të, u divorcua nga burri një muaj pas.

Atë vit Ben Affleck i dhuroi këngëtares një unazë mahnitëse me diamante rozë 6.1 karat e punuar nga Harry Winston, me ç’rast edhe i propozoi asaj.

Kjo unazë u raportua se vlente 1.2 milion dollarë atëherë, ndërsa vlera e saj për 19 vite është rritur në 12 milion dollar.

Është e paqartë nëse Jennifer ka ende unazën e fejesës. Por ish- publicisti i saj Rob Shuter kohët e fundit tha se me sa di ai, ajo kurrë nuk e ktheu mbrapa unazën dhe duhet ta ketë atë.

'Pra, nëse gjërat ecin përpara me këta të dy, ajo tashmë e ka unazën më të bukur që kam parë. Është absolutisht mahnitëse', ka thënë Shuter.

Ekziston një shans që fansat të shohin unazën e fejesës me diamant rozë të Jennifer sërish pasi ajo dhe Ben duket se i kanë ruajtur dhuratat e këmbyera mes vete.

Edhe Ben është parë ta mbajë në dorë orën e argjendtë të cilën JLo ia kishte dhuruar gjatë kohës sa ishin në lidhje.