Ben Affleck mund të mos e interpretojë më rolin e Batmanit. Kjo për shkak të kostove të larta të sigurimit pasi aktori ka nisur rehabilitimin për varësinë ndaj alkoolit.
Kjo ështe hera e dytë brenda vitit dhe e treta në dy dekadat e fundit që Affleck hyn në rehabilitim, transmeton tch.
“Me shumë mundësi, studioja do ta zëvendësojë atë sepse kostot e sigurimit janë të mëdha”, tha një burim brenda Warner Bros. për “The Wrap”.
Ben Affleck ka luajtur deri tani në 3 filma si Batman: “Batman vs Superman: Dawn of Justice”, “Suicide Squad” dhe “Justice League”. Ai është gjithashtu producent i “The Batman”, një film i ardhshëm i Warner Bros.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-përzgjedhësja e aktorëve të Bondit: Asnjëri nga favoritët s’duhet të jetë agjenti i ri 007
-
Callum Turner reagon ndaj raportimeve për rolin e James Bondit
-
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”
-
Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings”
-
Tom Hanks do të luajë rolin e Abraham Lincolnit