Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ben Affleck feston një vit pa alkool

Nuk është sekret që aktori Ben Affleck, 47 vjeç, ka luftuar me varësinë nga alkooli për shumë vite, që ishte arsyeja se pse ai hoqi dorë nga xhirimi i pjesës së tretë të Batmanit’. Vitin e kaluar, Affleck e përfundoi trajtimin për herë të tretë, duke e bërë të ditur se roli i Batmanit kërkon fokus dhe performancë më të mirë të cilën ai nuk mund ta arrijë aktualisht.

Megjithatë, si duket aktori amerikan po përmirësohet në këtë drejtim, duke marrë parasysh që ai së fundmi i festoi 365 ditë pa alkool. Affleck e pati një mbështetje të madhe nga ish-gruaja e tij Jennifer Garner, 46 vjeç, dhe tre fëmijët e tyre Violet (13), Seraphine (10) dhe Samuel (6).

Image

“Ben po rikuperohet për mrekulli dhe po bën një jetë pa alkool. Ai ende dëshiron të jetë babai dhe shoku më i mirë. Ai ka gjetur ekuilibër midis punës dhe jetës private, dhe i është nënshtruar metodave të shumta të trajtimit”, - tha një burimi i afërt me aktorin e njohur.

Gushtin e kaluar, aktori i njohur e pranoi se kishte probleme me alkoolizmin dhe u paraqit në qendrën e njohur për varësi në Los Angeles, shkruan KOHA Ditore. Atje qëndroi për 40 ditë.

“Mbështetja që e kam marrë nga familja, kolegët dhe fansat do të thotë më shumë për mua sesa që mund të them. Ajo më dha forcën dhe mbështetjen për të folur për sëmundjen time me të tjerët", shkroi fituesi i çmimit Oscar në mediat sociale në atë kohë, duke shpjeguar se luftimi i çdo varësie është një betejë e përjetshme dhe e vështirë.

Edhe Aktori i shokon të gjithë: “Alkoolizmi është pjesë e jetës sime” Showbiz Aktori i shokon të gjithë: “Alkoolizmi është pjesë e jetës sime”

“Është një angazhim me orar të plotë. Luftoj për veten dhe familjen time. Shumë njerëz kanë folur përmes mediave sociale për udhëtimet e tyre me varësinë. Dua t’i falënderoj këta njerëz. Forca juaj është frymëzuese dhe mbështetëse për mua në mënyra që kurrë nuk i kam menduar se do të jetë e mundur”, - vuri në dukje Affleck.