Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

George Clooney me asnjë kusht s’do të kthehej në rolin e Batmanit

Aktori i njohur i Hollywoodit George Clooney ka thënë se nuk ka asgjë në botë që mund ta bindë të kthehet në rrolin e “Batmanit”.

Ai këtë e ka thënë pasi që ka marrë shumë kritika për rolin e vigjilentit që kishte luajtur në vitin 1997 “Batman and Robin” përkrah aktorëve Arnold Schwarzenegger dhe Uma Thurman.

“Nuk mendoj se ka mjaft drogë në botë që të më bëj mua të kthehem përsëri në atë rol”, ka thënë Clooney për Entertainment Weekly.

Ai pati bërë shaka dhjetë vjet më parë për këtë rol dhe pati thënë se kjo ndodhë kur bën filma për arsye komerciale.

“Kjo është një rikujtim i faktit se këto gjëra ndodhin kur bën filma për arsye komerciale”, i pati thënë Clooney gazetës “Deadline” në vitin 2013.

Ai gjithashtu e kishte pohuar për gazetën “Hollywood Reporter” se “Batman dhe Robin” nuk ishte film i mirë.

Edhe George Clooney: Mësimet më të mëdha i mora nga dështimet Showbiz George Clooney: Mësimet më të mëdha i mora nga dështimet

Aktori këtë film e ka quajtur “dështim” në vitin 2019 dhe pati thënë se ka mësuar nga ky gabim.

“Ai film më ka bërë të mendoj se si po punoj. Sepse nuk isha më vetëm një aktor i thjesht që merr një rol, por më bëri të jem shumë më i përgjegjshëm për filmin në të cilin luaj”, ka thënë 62-vjeçari.