Ylli i kinematografisë, Ben Affleck, e ka lavdëruar mikun e tij, George Clooney, duke e quajtur një prej regjisorëve më të mirë me të cilët ka punuar.
Aktori 49-vjeçar shumë shpejt vjen para publikut me rolin protagonist në filmin, “The Tender Bar”, i cili është realizuar me regji të Clooneyt.
Affleck ka deklaruar se i ka pëlqyer shumë ta realizojë këtë projekt, ngase puna e mikut të tij prapa kamerave ishte aq e saktë dhe e këndshme, si dhe ai ka arritur ta bëjë eksperiencën e xhirimeve shumë pozitive për të gjithë.
I mahnitur nga aktori dhe regjisori Clooney, në një intervistë të fundit Affleck tha se ai padyshim është regjisori më preciz me të cilin ka punuar.
“Ai është shumë i mirë, i zgjuar dhe di ta krijojë një ambient të shkëlqyer të punës. Në e kemi pasur një eksperiencë të mrekullueshme të punës në të kaluarën, pasi ai ka qenë producent i filmit tim ‘Argo’. Ai thjeshtë është një person me një eksperiencë të madhe në këtë biznes, dhe në të vërtetë kjo është një dhuratë e vlefshme për secilin. George di si t’i aranzhojë punët dhe të dal drejt e në pikat kryesore të filmit”.
Tutje, Afflecku e pranoi se do t’i pëlqente të luaj krahas Clooneyt në ekran të madh. Për “Entertainment Tonight”, aktori tha: “Ai duhet të më angazhoj për të aktruar krahas tij. Dua të them, fillimisht duhet ta angazhojë veten me rol, e pastaj mua. Ndoshta ky do të jetë veprimi i tij i ardhshëm. Ai është një aktor shumë i zgjuar dhe ajo që kam mësuar për të si aktor, është se George e kupton saktësisht se si ta kalibroj një rol. Ai vërtetë i kupton pritshëmritë e publikut. E vërteta është se, ai thjeshtë është shumë i mirë në këtë profesion”.
Edhe
Lopez dhe Affleck shkëlqejnë në premierën e filmit “The Tende Bar”
Në anën tjetër, Clooney duke bërë shaka ka deklaruar se nuk është shumë i entuziazmuar të shfaqet krahas Affleckut në ekran të madh, sepse ai do ta bënte të dukej shumë i shkurtë.
“Ben është shumë më i gjatë se unë! Ai më bënë të dukem sikur Mickey Rooney kur qëndroj pranë tij”.
Tutje, Clooney ka shtuar se frikësohet që përfshirja e tij dhe e Affleckut në një projekt, do ta bënte atë një film shumë seksi për ta shikuar, kjo ngase që të dy aktorët e gëzojnë titullin e “Burrit më seksi në botë”, të përpiluar nga revista prestigjioze “People”.