Këngëtarja dhe tekstshkruesja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka disa ditë që e ka publikuar videoprojektin e ri me titull, “Heart Wants What It Wants” , dhe tani duket se dëshiron që sa më shpejtë ta fillojë turneun e saj të radhës.
Ylli i muzikës pop, përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale i paralajmëroi fansat se pak para fillimit të verës do t’i realizojë 20 koncerte nëpër qytete të ndryshme të Amerikës Veriore si, Chicago, Toronto, Philadelphia, Orlando, San Diego dhe të tjerë.
Turneu i Bebes fillon më 31 maj në Phoenix të Arizonas, kurse përfundon me 30 qershor në Los Angeles të Californias.
Rexha ka disa muaj që e paralajmëron një epokë të re muzikore në karrierën e saj, e cila filloi me këngën e lansuar të premten e kaluar, “Heart Wants What It Wants”. Videoklipi e sjell këngëtaren të shndërruar në një figurë seksi të viteve ’70.
Po ashtu, para pak ditësh Bebe e mbajti një ndejë promovuese të albumit të ardhshëm në Los Angeles, me ç’rast zbuloi hollësi rreth përmbajtjes së tij.
Edhe
Bebe Rexha po hyn në një epokë të re me albumin e ri
“Ne e kemi bërë një zhytje të thellë në vitet ‘70, por gjithashtu do të sjellim tingujt të muzikës disko dhe të gjitha gjërat tona të preferuara”, deklaroi këngëtarja.
Ajo po ashtu i paralajmëroi bashkëpunimet me dy yje të muzikës, Dolly Parton dhe Snoop Dogg.
Albumi i ardhshëm i këngëtares është i treti i realizuar në studio dhe vjen pas atij të vitit 2021, “Better Mistakes”. Ajo ende nuk e ka zbuluar titullin apo datën e publikimit të tij, por përmes një deklarate për media ekipi i Rexhës paralajmëroi se do të jetë “puna e saj më ambicioze dhe interesante deri më tani”.
-
Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day”
-
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave
-
Dua Lipa përmbyll turneun dhe publikon projektin filmik “Live From Mexico”
-
Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Meritojnë të drejta të barabarta