Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka thënë se mezi po pret të vijë në Kosovë.
Raxha, e cila është një nga yjet që do të performojnë sivjet në “Sunny Hill Festival”, ka thënë se kjo është hera e parë që do ta vizitojë Kosovën.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ku flet shqip duke thënë “mezi pres të jem në mesin tuaj”.
“Përshëndetje jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, thotë Rexha ndërkohë që e përfundon videon me një puthje.
Bebe Rexha (@beberexha) • Instagram photos and videos
Festivali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme prej 25 deri më 28 korrik.
-
Bebe Rexha mbërrin në Prishtinë
-
“Sunny Hill Festival” si skenë botërore shndrit me yjet Bebe Rexha e Black Coffee
-
“Sunny Hill Festival” në natën e parë me yllin Bebe Rexha dhe ritmin e Black Coffee
-
Bebe Rexha në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
-
Bebe Rexha konfirmohet si ylli i radhës në “Sunny Hill Festival”