Bebe Rexha ka publikuar sot në orët e hershme të mëngjesit këngën më të re me videoklip, të titulluar “Sabotage”.
Kënga është baladë dhe flet për dashurinë ndërkohë që në videoklip, këngëtarja shqiptare shfaqet mes luleve e zjarrit, kryesisht në errësirë.
Kënga e re e Bebes është mirëpritur nga fansat pasi brenda vetëm pak orësh ka arritur të marrë më shumë se 200.000 klikime në YouTube.
Kujtojmë se më 7 maj, Bebe do të sjellë edhe albumin e saj të dytë të titulluar “Better Mistakes”, pjesë e të cilit do të jetë edhe “Sabotage”.