Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”.
Por këngëtarja 29-vjeçare nuk mundi të fitonte asnjë çmim në këtë ngjarje të madhe muzikore që u mbajt në Staples Center në Los Angeles mbrëmë, më 10 shkurt.
Rexha në një postim në Instagram u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammyt dhe se për të fitorja janë nominimet.
“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fitueseje dhe humbëseje’ sepse për mua fitorja janë nominimet”, ka shkruar Rexha.
Ndërsa këngëtarja tjetër e famshme e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar dy çmime në 61 vjetorin e “Grammy Awards”.
Shikoni listën e plotë të fituesve në “Grammy Awards”.
-
Dua Lipa e Bebe Rexha shkëlqejnë në tepihun e kuq të “Grammyt”
-
Bebe Rexha e emocionuar: Dua, tashmë kemi fituar - vajza shqiptare mos ndaloni së ndjekuri ëndrrën
-
Dua Lipa me dy nominime për Grammy Awards, në njërën ka konkurrente Bebe Rexhën
-
Bebe Rexha merr çmim në “Billboard Music Awards”
-
Dua Lipa e Bebe Rexha me nga një nominim në “Brit Awards 2023”