Kulturë

Lista e plotë e fituesve në “Grammy Awards”

 

Kacey Musgraves dhe Childish Gambino kanë udhëhequr listën e fituesve në 61 vjetorin e Çmimeve Grammy. Ata qëndruan ‘në fron’ me nga katër fitore secili.

Childish Gambino mori çmimin “Best Music Video” me këngën e tij të famshme “This Is America”. Kënga gjithashtu mori çmimet “Best Rap/Song Performance”, “Record of the Year” dhe “Song of the Year”. Por këngëtari nuk u shfaq në mbrëmje për të marrë çmimet.