Artistja Billie Eilish merr shtatë çmime, SZA dhe Beyoncé shkëlqejnë gjithashtu
Këngëtarja Billie Eilish ishte ylli absolut i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve American Music Awards 2025 (AMA), që u mbajt të hënën mbrëma, më 26 maj. Ajo fitoi në të gjitha shtatë kategoritë ku ishte e nominuar, përfshirë edhe çmimin më të madh: “Artistja e Vitit”,ka raportuar Billboard.
Në transmetimin televiziv në CBS, këngëtarja SZA u ngjit në skenë për të marrë dy çmime: “Artistja më e mirë e muzikës R&B” dhe “Kënga më e mirë R&B” për hitin “Saturn”.
Ndërkohë, kënëgëtarët Lady Gaga dhe Bruno Mars ndanë çmimet për “Videon më të mirë muzikore” dhe “Bashkëpunimin e vitit” për këngën “Die With a Smile”, dhe të dy morën edhe nga një çmim individual: Bruno Mars si “Artisti më i mirë në muzikën Pop”, ndërsa Lady Gaga si “Artistja më e mirë në muzikën elektronike/dance”.
Reperi i mirënjohur Eminem u shfaq përmes një videoje për të falënderuar për çmimin “Artisti më i mirë në muzikën Hip-Hop”, ndërsa fitoi edhe për “Albumin më të mirë Hip-Hop” me “The Death of Slim Shady (Coup de Grâce)”. Ylli i mirënjohur Beyoncé u nderua me dy çmime në kategorinë country: “Artistja më e mirë në muzikën country” dhe “Albumi më i mirë country për Cowboy Carter”.
Mbrëmjen, e cila u zhvillua në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), ditë kjo që nderon ushtarët amerikan, e moderoi ylli me prejardhje latine, Jennifer Lopez.
Më poshtë gjeni listën e plotë të fituesve:
Artistja e Vitit
(Të nominuar të tjerë: Taylor Swift, SZA, Ariana Grande, Sabrina Carpenter, Post Malone, Morgan Wallen, etj.)
“Nuk mund të besoj që po largohem nga kjo skenë me shtatë çmime. Faleminderit që më dëgjoni dhe që e bëni artin tim të ndihet i vlefshëm”, ka thënë Billie Eilish, në përfundim të spektaklit.
Artisti i Ri më i Mirë: Gracie Abrams
Albumi i Vitit (kategori e re): “Hit Me Hard and Soft” – Billie Eilish
Kënga e Vitit (kategori e re): “Birds of a Feather” – Billie Eilish
Bashkëpunimi i Vitit: Lady Gaga & Bruno Mars – “Die With a Smile”
Kënga më e komentuar në rrjete sociale (kategori e re): Doechii – “Anxiety”
Artisti më i mirë në turne: Billie Eilish
Pop
Artisti më i mirë në muzikën Pop: Bruno Mars
Artistja më e mirë në muzikën Pop: Billie Eilish
Albumi më i mirë Pop: “Hit Me Hard and Soft” – Billie Eilish
Kënga më e mirë Pop: “Birds of a Feather” – Billie Eilish
Country
Artisti më i mirë ne muzikën Country: Post Malone
Artistja më e mirë në muzikën Country: Beyoncé
Duo ose grupi më i mirë Country: Dan + Shay
Albumi më i mirë Country: Cowboy Carter – Beyoncé
“Ky është një moment i rrallë për një artiste si unë që të vlerësohet në muzikën country. E ndaj këtë çmim me çdo grua që po shkruan, po këndon dhe po lufton për t’u dëgjuar”, ka thënë Beyoncé.
Kënga më e mirë Country: “I Had Some Help” – Post Malone ft. Morgan Wallen
Hip-Hop
Artisti më i mirë në Hip-Hop: Eminem
Artistja më e mirë në Hip-Hop: Megan Thee Stallion
Albumi më i mirë Hip-Hop: “The Death of Slim Shady (Coup de Grâce)” – Eminem
Kënga më e mirë Hip-Hop: “Not Like Us” – Kendrick Lamar
R&B
Artisti më i mirë në R&B: The Weeknd
Artistja më e mirë në R&B: SZA
“‘Saturn’ është një këngë për ndjeshmërinë, për ndryshimin, për çka na prek thellë, dhe ju e keni ndjerë!”, ka thënë SZA
Albumi më i mirë R&B: “Hurry Up Tomorrow” – The Weeknd
Kënga më e mirë R&B: “Saturn” – SZA
Latine
Artisti më i mirë Latin: Bad Bunny
Artistja më e mirë Latine: Becky G
Duo ose grupi më i mirë Latin: Julión Álvarez y su Norteño Banda
Albumi më i mirë Latin: “DeBÍ TiRAR MáS FOToS” – Bad Bunny
Kënga më e mirë Latine: “Soltera” – Shakira
Rock
Artisti më i mirë në Rock: Twenty One Pilots
Albumi më i mirë Rock: “Clancy“ – Twenty One Pilots
Kënga më e mirë Rock: “The Emptiness Machine” – Linkin Park
Të tjera kategori
Artistja më e mirë Dance/Electronic: Lady Gaga
Soundtrack më i mirë: “Arcane: League of Legends“ – Season 2
Artisti më i mirë në Afrobeats: Tyla
Artisti më i mirë në K-Pop: RM