Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha me “stil të ri” të flokëve

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, gjatë një koncerti në Budapest të Hungarisë u shfaq me një "stil të ri" flokësh.

VIDEO:

Ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ku shihet duke performuar me flokë të drejta të zeza.

“Gjërat u bënë pak dramatike në Budapest”, ka shkruar Rexha.

Më pas u pa që ishte një paruke pasi këngëtarja vendosi dorën në kokë dhe e hoqi atë ndërsa këndonte.

Ylli vazhdoi performimin me stilin e saj të zakonshëm të flokëve bjonde.

Edhe Bebe Rexha po hyn në një epokë të re me albumin e ri Showbiz Bebe Rexha po hyn në një epokë të re me albumin e ri

Në vitin 2011, këngëtarja kishte flokë të zi. Adhuruesit e saj në rrjete sociale e kanë krahasuar pamjen e saj para 13 vjetësh me atë në koncertin e fundit.

Së fundmi ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj me këngëtaren e njohur Kylie Minogue, këngën “My Oh My”.

Para disa ditësh, Rexha, është parë në bregdetin e Sardinias në Itali, bashkë me të dashurin e saj të ri, arkitektin grek, Simos Liakos.