Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
P. Diddy

Bastisen pronat e reperit të njohur amerikan në Los Angeles dhe Miami

P.Diddy

Sean Diddy Combs

Pronat e reperit me famë botërore, Sean Diddy Combs, i njohur si P.Diddy, në Los Angeles e në Miami janë bastisur të hënën.

Departamenti i Sigurisë Shtetërore ka deklaruar se ka autorizuar bastisjen në pronat e Diddyt në New York, Miami e Los Angeles, si pjesë e aksionit të hetimit që po zhvillohet kundër tij, raporton BBC.

Si pjesë e kësaj bastisjeje, deri më tani, janë kontrolluar pronat që këngëtari ka në Miami e Los Angeles.

Autoritetet nuk kanë specifikuar arsyen e bastisjes e as nëse ky aksion ka lidhje me Diddyn.

Megjithatë dy ligjvënës i kanë thënë AP-së se bastisjet janë pjesë e hetimit që po ndodhë kundër Diddyt për trafikimin seksual.

Edhe Pas bastisjes së shtëpisë së P.Diddyt, reagon 50 Cent Showbiz Pas bastisjes së shtëpisë së P.Diddyt, reagon 50 Cent

Përgjatë fundit të vitit të kaluar u ngritën disa procedura penale kundër Diddyt, pasi ai u padit nga disa gra për dhunim, abuzim e trafikimin seksual.

Këto akuza janë në mesin e katër padive që janë ushtruar ndaj Diddyt nga katër gra të ndryshme, duke përfshirë një padi nga ish-e dashura e tij Cassie, me të cilën ishte në lidhje për 10 vjet.

Padia e Cassiet u tërhoq një ditë pasi ajo e paraqiti, duke rregulluar çështjen me marrëveshje private.

Megjithatë Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Edhe Autoritetet e Los Angelesit po shqyrtojnë akuza të reja ndaj P.Diddyt për sulm seksual Showbiz Autoritetet e Los Angelesit po shqyrtojnë akuza të reja ndaj P.Diddyt për sulm seksual

Në përgjigjën në padi ai ka mohuar akuzat e paditëses Jane Doe, duke thënë se asnjëherë nuk mori pjesë në asnjë nga ngjarjet e pretenduara.

https://bbc.com/news/world-us-canada-68661857