Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bashkëshortja e Kobe Bryantit thyen heshtjen

Pas disa ditë heshtjeje, bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa ka dalë me një deklaratë publike për humbjen e bashkëshortit dhe vajzës se tyre. Në një postim në Instagram ajo ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

"Unë dhe vajzat e mia duam të falënderojmë njerëzit që na dhanë përkrahje e dashuri në këtë kohë të tmerrshme. Faleminderit për lutjet, definitivisht kemi shumë nevojë për to. Ne jemi të shkatërruara nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të dashur, Kobe, një baba i mrekullueshëm i vajzave tona. Jemi të shkatërruar edhe me humbjen e vajzës time të bukur e të dashur, Gianna. Jemi të pikëlluar edhe për familjet që humbën të dashuritë e tyre të dielën”, ka shkruar ajo, transmeton KTV.

Vanessa shkroi se nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhembjen e saj dhe se janë të bekuar që i kanë pasur ata në jetën e tyre.

“Është e vështirë të imagjinojmë jetën pa ta”, ka shkruar Vanessa duke shtuar se do të vazhdojnë të zgjohen çdo mëngjes duke menduar që Kobe dhe Giggi janë duke i ndriçuar nga lartë.

"Do të doja që t’i puthja e përqafoja e bekoja duke i pasur këtu përgjithmonë”, shkruan tutje në deklaratën e saj.

Ajo tha se fondacioni “Mamba”, i krijuar nga familja, do të mbledhë para për të ndihmuar edhe familjet e tjera që janë prekur nga tragjedia.

Edhe Harper Beckham e pikëlluar nga largimi i vëllait të saj Brooklyn Showbiz 2 j. më parë Harper Beckham e pikëlluar nga largimi i vëllait të saj Brooklyn

Legjenda e LA Lakers vdiq të dielën në moshën 41-vjeçare në një aksident ajror. Pos tij, në aksident vdiq edhe e bija e tij 13-vjeçare si dhe shtatë persona të tjerë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

My girls and I want to thank the millions of people who’ve shown support and love during this horrific time. Thank you for all the prayers. We definitely need them. We are completely devastated by the sudden loss of my adoring husband, Kobe — the amazing father of our children; and my beautiful, sweet Gianna — a loving, thoughtful, and wonderful daughter, and amazing sister to Natalia, Bianka, and Capri. We are also devastated for the families who lost their loved ones on Sunday, and we share in their grief intimately. There aren’t enough words to describe our pain right now. I take comfort in knowing that Kobe and Gigi both knew that they were so deeply loved. We were so incredibly blessed to have them in our lives. I wish they were here with us forever. They were our beautiful blessings taken from us too soon. I’m not sure what our lives hold beyond today, and it’s impossible to imagine life without them. But we wake up each day, trying to keep pushing because Kobe, and our baby girl, Gigi, are shining on us to light the way. Our love for them is endless — and that’s to say, immeasurable. I just wish I could hug them, kiss them and bless them. Have them here with us, forever. Thank you for sharing your joy, your grief and your support with us. We ask that you grant us the respect and privacy we will need to navigate this new reality. To honor our Team Mamba family, the Mamba Sports Foundation has set up the MambaOnThree Fund to help support the other families affected by this tragedy. To donate, please go to MambaOnThree.org. To further Kobe and Gianna’s legacy in youth sports, please visit MambaSportsFoundation.org. Thank you so much for lifting us up in your prayers, and for loving Kobe, Gigi, Natalia, Bianka, Capri and me. #Mamba #Mambacita #GirlsDad #DaddysGirls #Family ❤️

A post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant) on