Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vanessa Bryant thotë se për vdekjen e burrit dhe vajzës e mori vesh nga rrjetet sociale

Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant, ka thënë se për herë të parë për vdekjen e bashkëshortit të saj ka marrë vesh përmes rrjeteve sociale, nga lajmërimet që i kanë shkuar në telefon të cilat thonin “RIP Kobe”.

Ylli i basketbollit, ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjeëare Gianna dhe shtatë të tjerë në aksidentin me helikopter në janar të 2020-ës.

Vanessa Bryant është duke paditur Departamentin e Sherifit të Los Angjelosit për shkelje të privatësisë dhe për neglizhencë.

Ajo thotë se oficerët kanë shpërndarë fotografi nga skena e aksidentit, duke përfshirë trupat e Giannas dhe Kobës.

Ajo tha se ishte informuar nga asistenti i familjes Bryant se burri dhe vajza e saj janë përfshirë në një aksident me helikopter por pesë persona kanë shpëtuar. Ajo kishte menduar se ata ishin në mesin e të shpëtuarve.

Edhe Vanessa Bryant kërkon miliona dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit të Kobe Bryant Botë Vanessa Bryant kërkon miliona dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit të Kobe Bryant

Por më vonë mesazhet kishin nisur “të shpërthenin” në telefonin e saj.

“Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me burrin tim, dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time”, ka thënë ajo.