E veja e Kobe Bryantit, Vanessa, ka publikuar emrat e policsëve të Los Angelesit, që ajo thotë se kanë publikuar foto të skenës ku vdiq bashkëshorti i saj Kobe Bryant dhe vajza e saj vitn e kaluar.
Helikopteri me të cilin po udhëtonte Bryanti, vajza 13-vjeçare e tij dhe shtatë persona tjerë, u rrëzua në Kaliforni vitin e kaluar.
Vanessa Bryant ka paditur departamentin e policisë për neglizhencë dhe shkelje të privacisë.
Vanessa Bryant 38-vjeçare në një postim në Instagram të mërkurën ka përmendur emrat e katër policëve.
Ajo thotë se ata kanë bërë foto të nëntë personave që vdiqën në aksidentin në Calabas të Kalifornisë në janar të vitit të kaluar.
Ajo ka thënë es një nga policët kanë shpërndarë foton e trupit të Kobe Bryantit me një kamarier dhe të tjerët kanë shpërndarë fotot e fëmijëve, prindërve dhe trajnerëve të vdekur.
Edhe
Vanessa Bryant kërkon miliona dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit të Kobe Bryant
Los Angeles Times ka raportuar në shkurt të vitit të kaluar, se një hetim i brendshëm i Policisë ka zbuluar se policët kanë shpërndarë fotot e trupave të viktimave.
Vanessa ka thënë se fotot, përfshirë të vajzës së saj 13-vjeçare Gianna, janë marrë dhe shpërndarë pa asnjë arsye nëpër mediume.
Javën e kaluar një gjykatës ka refuzuar tentimin për të ndaluar publikimin e emrave të zyrtarëve policorë, duke ia mundësuar Vanessa Bryantit t’i publikojë ato.
-
Vanessa Bryant thotë se për vdekjen e burrit dhe vajzës e mori vesh nga rrjetet sociale
-
E veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet me 29 milionë dollarë
-
E veja e Kobe Bryantit dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit
-
Rrëzimi i helikopterit të Kobe Bryantit: Piloti mund të jetë çorientuar nga retë