Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E veja e Kobe Bryantit dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit

E veja e basketbollistit legjendar Kobe Bryant është dëmshpërblyer me 16 milionë dollarë pas qarkullimit të fotove të helikopterit të rrëzuar, në të cilin vdiqën ndër të tjera Bryant dhe vajza e tij në vitin 2020, raporton BBC.

Vanessa Bryant 40-vjeçare, ka thënë se ka përjetuar sulme paniku pasi ka mësuar se fotot e bëra nga zëvendësit e sherifit të Los Angeles County dhe nga zjarrfikësit janë shpërndarë.

Një gjykatë Federale ka thënë se Los Angeles County duhet ta dëmshpërblejë Vanessa Bryantin me 16 milionë dollarë.

Ndërsa bashkëpaditësi Christopher Chester duhet të dëmshpërblehet me 15 milionë dollarë.

Kobe Bryant 41-vjeçar, vajza Gianna 13-vjeçare, dhe gjashtë miqë të familjes vdiqën në rrëzimin e helikopterit në Kaliforni në janar të vitit 2020. Chester humbi bashkëshorten Sarah dhe vajzën Payton në aksident.

Një raportim i Los Angeles Time se punonjësit e Los Angeles County kanë bërë foto në vendin e ngjarjes dhe i kanë shpërndarë ato me tjerët, kanë zemëruar familjarët e viktimave.