Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

E veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet me 29 milionë dollarë

Qarku i Los Anxhelosit ka rënë dakord t'i paguajë afro 29 milionë dollarë vejushës së superyllit të NBA-së, Kobe Bryant, pasi policia shpërndau imazhe grafike të rrëzimit fatal të helikopterit të tij, dy vjet më parë.

Bryant dhe vajza e tij Gianna vdiqën së bashku me shtatë të tjerë, kur avioni u rrëzua në zonën e Los Anxhelosit, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Gruaja e tij, Vanessa Bryant, ngriti padi lidhur me publikimin e fotografive, duke thënë se reaguesit e parë fotografuan mbetjet njerëzore si "suvenire" të tregtueshme.

Avokatët e Bryant e quajtën vendimin “kulm të suksesit”.

"Sot shënohet kulmi i suksesshëm i betejës së guximshme të zonjës Bryant për të mbajtur përgjegjës ata që u përfshinë në këtë sjellje groteske”, thanë avokatët e saj në një deklaratë të martën.

"Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë ata në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti. Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t'i japë fund kësaj praktike”, kanë shtuar ata.

Chris Chesterit, gruaja dhe vajza e të cilit vdiqën gjithashtu në aksidentin e 26 janarit 2020, iu ndan gati 20 milionë dollarë, thanë avokatët për mediat amerikane.

Edhe E veja e Kobe Bryantit dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit Botë E veja e Kobe Bryantit dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit

Në mars të vitit 2021, Bryant publikoi emrat e katër zyrtarëve policorë, për të cilët tha se kishin shpërndarë "foto falas të fëmijëve, prindërve dhe trajnerëve të vdekur", të cilët në momentin e aksidentit ishin duke udhëtuar për në një lojë basketbolli.

Ajo tha se fotografitë, përfshirë ato të vajzës së saj 13-vjeçare Gianna, janë marrë dhe shpërndarë "për asnjë arsye tjetër përveç thashethemeve morbide".