Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arilena Ara paralajmëron shumë shpejt koncert recital në Tiranë   

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Arilena ka treguar se shumë shpejt do të mbajë një koncert recital live të quajtur “Sounds of Silence”.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të saj në sheshin “Nënë Tereza” (në Tiranë), ku dhe do të mbahet koncerti recital. “Sounds of Silence”- E lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza”, ka shkruar ajo.

Arilena nuk e ka zbuluar ende datën se kur do të mbahet koncerti, por ndjekësit mezi po presin.