Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande paguan funeralet e viktimave të Manchesterit

Këngëtarja e njohur Ariana Grande raportohet se ka kërkuar që të paguajë shpenzimet e funeralit për 22 viktimat e shpërthimit të së martës gjatë koncertit të saj në Manchester.

Sipas raportimeve, këngëtarja i është afruar familjeve të viktimave dhe u ka thënë se është e gatshme të paguajë shpenzimet e funeralit.

“Ariana i është afruar familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre... Ajo do të paguajë shpenzimet e funeraleve”, thuhet në raportimet e fundit, të pakonfirmuara.

 

Artikuj të ngjashëm