Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande vizitoi në spital viktimat nga sulmi në Manchester

Këngëtarja Ariana Grande, ka vizituar disa vajza të vogla të cilat janë lënduar nga sulmi terrorist në Manchester.

Jaden Farrell-Mann, është njëra prej tyre e cila pësoi thyerje të të dy këmbëve gjatë shpërthimit në stadium, ku mbetën të vdekur 22 persona, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ariana ka vizituar edhe Evie Mills 14 vjeçare e cila u lëndua në këmbë dhe në gjoks.

Grande nesër do të mbaj një koncert bamirësie për nder të viktimave që humbën jetën në koncertin e saj.

Burime të DailyMail bëjnë të ditur se biletat e saj janë shitur për vetëm 10 minuta.

{gallery}