Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Manchesteri nderon Ariana Granden

Këngëtarja Ariana Grande pritet të shpallet qytetare nderi e qytetit të Manchesterit.

Këshilli i qytetit dëshiron ta nderojë yllin e muzikës pasi me koncertin bamirës “One Love Manchester” i siguroi 4 milionë funte ndihma për viktimat e sulmit terrorist në të cilin u vranë 22 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtuesit e qytetit kanë propozuar sistemin e ri, i cili do t’ua njihte meritat njerëzve që nuk janë banorë të qytetit, por që kanë arritur të kontribuojnë për të.

“Shumë njerëz e shohin Arianan si Mancunian nderi. Ky duket moment i mirë që të nderojmë personat që kontribuojnë në suksesin e qytetit tonë”, ka thënë kryetari i këshillit, Sir Richard Leese për BBC-në.

Ariana ka rilansuar këngën me titull “One Last Time” për nderë të viktimave të Manchesterit.