Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande kujton ish të dashurin e ndjerë

Ariana Grande zbuloi në një postim në Twitter të shtunën se ku ‘ndodhet’ zemra e saj.

Këngëtarja tha ‘më mungon’ në 27-vjetorin e reperit të ndjerë Mac Miller.

Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm James McCormick, u gjet i vdekur më 7 shtator 2018 në shtëpinë e tij.

Ata ishin në një lidhje nga gushti i vitit 2016 deri në maj 2018.

Ajo e kujtoi për ditëlindje me anë të një postimi në Twitter të shtunën me fjalët: ‘Më mungon’, pak pas mesnatës.

Pas ndarjes nga Milleri, Grande u fejua me Pete Davidsonin por edhe me atë u nda pas vdekjes së reperit./oranews

Image
Artikuj të ngjashëm