Në janar të vitit 1972, Aretha Franklin e regjistroi albumin e saj “Amazing Grace” në New Bethel Baptiste Church në rajonin Watts të Los Angelesit. Regjistrimi i këtij albumi nuk është publikuar deri më tani, por tani e kemi mundësinë ta shohim trilerin e parë, i cili e paralajmëron dokumentarin për këtë interpretim.
Sydney Pollack ishte regjisor i filmit origjinal, por pas vdekjes së tij në vitin 2008, producenti Alan Elliott e mori drejtimin e projektit.

Franklin nuk lejoi që këto regjistrimet të dalin në publik, por pasi ajo vdiq vitin e kaluar, Elliott dhe producenti Tirrell Whittley ia shfaqën filmin e përfunduar familjes së saj, e cila ishte e mahnitur me mënyrën se si ai arriti ta demonstrojë fuqinë dhe emocionin e saj dhe pranuan që filmi të shfaqej.
Vetë albumi është shitur në më shumë se dy milionë kopje në Shtetet e Bashkuara dhe u bë albumi më i shitur i Aretha Franklin dhe albumi më i shitur gospel në historinë e muzikës, shkruan KOHA Ditore.
Filmi “Amazing Grace” deri më tani është prezantuar në disa festivale, ndërsa në fillim të prillit do të shfaqet në disa kinema të caktuara në Shtetet e Bashkuara, kurse nga fillimi i majit fillon me kino-distribucionin më të gjerë.
-
Dokumentari për Aretha Franklinin do të shfaqet në New York pas 46 vjetëve
-
Mishërimi i Aretha Franklin nga Jennifer Hudson
-
Jennifer Hudson me interpretim të mahnitshëm në filmin biografik “Respect”
-
Jennifer Hudson shkëlqen si Aretha Franklin në filmin “Respect”
-
Mbërrin fragmenti i parë i biopikut për mbretëreshën e soulit Aretha Franklin