FXX ka publikuar trailerin e parë për sezonin e dhjetë të serisë “Archer”, i cili e mban titullin Archer: 1999 dhe e vendos në serinë e animuar në territorin e fantashkencor. Sezoni i ri është frymëzuar nga “Alien” dhe na sjell ekipin e preferuar për të gjithë në anijen kozmike dhe në interaksion me jashtëtokësorët.
Seria e preferuar e animuar e mori formatin antologjik disa sezone më parë kur u bë Archer: Dreamland, prapa të cilës ishte sezoni Danger Island dhe tani është 1999. Të gjitha këto tregime zhvillohen në fakt në kokën e Archer, derisa ai është në komë.

Për sezonin e ri, FXX e publikoi edhe përshkrimin zyrtar të ngjarjes dhe personazheve:
Archer është seri e animuar humoristike e cila bën fjalë për Sterling Archer, Lana Kane, dhe ekipin e tyre të papërshtatur në anijen M/V Seamus. Pyetja më e rëndësishme të cilën e bëjnë derisa e eksplorojnë hapësirën e thellë dhe përpiqen t’i mashtrojnë jashtëtokësorët e mëdhenj, piratët intergalaktik dhe gjuetarët e kokave: si ta mbijetojnë njëri-tjetrin?
Zërat e tyre i huazuan H. Jon Benjamin si kapiteni Sterling Archer, i cili pi shumë; Aisha Tyler si nënkapitenja e Archer dhe ish-bashkëshortja e acaruar Lana Kane; Jessica Walter si nëna e Archer, gjurma e energjisë Malory Archer; Judy Greer zërin e vet ia huazon pilotes luftarake, vigjilentes Cheryl/Carol Tunt; Chris Parnell është oficeri i parë, personazhi i uritur për vëmendje Cyril Figgis; Amber Nash ia huazon zërin muskulozes në ekip Pam Poovey; Adam Reed është karakteri i humbur plotësisht në univers dhe hapësirë Ray Gillette; ndërsa Lucky Yates është njeriu sintetik me moral të diskutueshëm Algernop Krieger, shkruan KOHA Ditore.
Sezoni i dhjetë, i cili fillon të shfaqet më 29 maj, do të duhet të jetë i fundit, pasi krijuesi i serisë Adam Reed vendosi t’i japë fund angazhimi të tij. Se a do të jetë vërtetë kështu, na mbetet të presim dhe të shohim.
-
Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on 30” në Netflix
-
Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
-
Anya Taylor-Joy lufton për mbijetesë në serialin e ri “Lucky”
-
Rikthehet “Ice Age” pas 11 vjetësh