Showbiz

“Stranger Things” po vjen në versionin e animuar

Shërbimi i transmetimit, Netflix, ka njoftuar në rrjetet sociale se seriali i njohur “Stranger Things” do të vjen në një version të animuar.

Krijuesit e serialit, vëllezërit Duffer, kanë paralajmëruar disa projekte të bazuara në këtë serial fantastiko-shkencor. Një nga projektet është një version i animuar, për të cilin vëllezërit Duffers njoftuan se do të jetë në frymën e serialit vizatimor.

“Ne kemi ëndërruar gjithmonë për një version të animuar të ‘Stranger Things’ në frymën e karikaturave të mëngjesit të së shtunës që na pëlqyen kur rriteshim. Të shohësh këtë ëndërr të realizuar ishte absolutisht emocionuese”, kanë thënë ata.

Netflix nuk ka zbuluar shumë detaje rreth serialit. Në krye të serialit janë animatori Eric Roblesi dhe produksioni “Flying Bark Productions”.

Megjithatë, vëllezërit Duffers nuk do të punojnë në projekte të reja, pasi po përpiqen të përfundojnë skenarin për sezonin e pestë të serialit, i cili do të xhirohet këtë verë, ndërsa publikimi është planifikuar për vitin 2024.