Showbiz

Rikthehet Teletubbies me episode të reja

Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po po kthehen për të argëtuar një brez të ri fansash të serialit Teletubbies me episode të reja nga Netflixi.

Netflix njoftoi të mërkurën ardhjen e afërt të shfaqjes Teletubbies nga Andrew Davenport, bashkë-krijuesi i serialit origjinal që për herë të parë pushtoi botën në fund të viteve '90, shkroi The Verge.

Sipas Netflixit, Teletubbiesit e rinj do të ndjekin edhe një herë katërshen teksa dëfrejnë me të gjitha llojet e aventurave edukative nën sytë vigjilentë të një dielli që është gjithashtu një foshnjë.

Teletubbies i Netflixit do të shfaqë gjithashtu një numër këngësh "Tummy Tales" që synojnë "të bëjnë të gjithë familjen të kërcejë së bashku" në secilin prej 26 episodeve të tij 12-minutëshe.

Seriali do të fillojë më 14 nëntor.