Projekti i fundit i studios “Pixar” është filmi i animuar “Soul” që në rolin protagonist e sjell aktorin Jamie Foxx.
Ky film ishte planifikuar të lansohej nëpër kinema më 19 qershor të këtij viti, por është shtyrë për pesë muaj, për shkak të krizës globale shëndetësore.
Tani ky projekt i shumëpritur i animuar do të fillojë së shfaquri për publikun mbarëbotëror nga 20 nëntori, transmeton Koha.
Filmi, regjinë e së cilit e ka bërë Pete Docter, fokusohet në mësuesin e muzikës, Joe Gardner, për të cilin personazh zërin e ka huazuar aktori i njohur hollywoodian, Jamie Foxx. Gardneri ëndërron të bëhet performues i muzikës jazz dhe pavarësisht se a i realizohet dëshira, ai e pëson një aksident, i cili bën që shpirti t’i shkëputet nga trupi i tij. Kështu nis përpjekja e tij e vazhdueshme për ta kthyer shpirtin në trupin e tij në tokë, para se të jetë shumë vonë.
Pjesë e aktorëve që i kanë huazuar zërat për personazhet e filmit të animuar “Soul” është edhe ylli amerikan i komedisë, Tina Fey. Ndërkohë aktori Jamie Foxx ka thënë se mezi pret që publiku ta shikojë këtë tregim të mrekullueshëm.
-
Filmi i animuar i Pixar, "Soul", në fragmentin e parë shtron çështjet për jetën dhe vdekjen
-
Jamie Foxx do të flasë për gjendjen e tij shëndetësore në stand-up komedinë e re
-
Jemie Foxx planifikon t’u rikthehet komedive
-
Will Smith mezi po pret ta shohë projektin filmik të Jamie Foxxit
-
Jamie Foxx zbulon arsyen e shtrimit në spital vitin e kaluar