Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, Jamie Foxx, i cili gjatë vitit të kaluar u shtrua në spital për disa muaj, po planifikon t’i rikthehet punës duke bërë stand-up komedi.
56 vjeçi u ka thënë fansave përmes Instagramit se po planifikon t’u rikthehet komedive, pasi ka qëndruar jashtë angazhimeve publike prej muajit prill deri në muajin dhjetor të vitit 2023, pasi disa komplikimeve shëndetësore, raporton FemaleFirst.
“Do të rikthehem në skenë, kam disa shaka dhe një histori për të treguar...”, ka shkruar ylli pasi postoi një video të tij të mëparshme duke bërë një stand-up komedi.
Tani ai po punon në filmin “Back in Action”, xhirimet e të cilit ishin pezulluar kur ai u shtrua në spital, për arsye shëndetësore të cilat nuk janë bërë të ditura.
Në këtë film ai luan përkrah aktores së famshme Cameron Diaz.
Dyshja u panë duke bërë disa xhirime të këtij filmi përgjatë muajit janar, ndërkohë që platforma Netflix ka bërë të ditur se filmi do të dalë gjatë vitit.
Jamie u bë i famshëm si komedian gjatë viteve 90’ta kur ishte anëtar i shfaqjes “In Living Color”.