Aktori Jamie Foxx thuhet se po rikuperohet në spital, pas një komplikimi mjekësor.
Përmes një deklarate për media të postuar në Instagram nga vajza e tij, Corinne Foxx, ajo bëri të ditur se aktori është duke e marrë veten shpejtë dhe vazhdon të jetë në kujdes të mirë të mjekëve.
“Patën dëshirë ta ndajmë me ju lajmin se babai im, Jamie Foxx, e ka pësuar një komplikim mjekësor. Fatmirësisht, për shkak të reagimit të shpejtë dhe kujdesit të mrekullueshëm të mjekëve, ai tashmë është duke u rikuperuar. Ne e dimë sa i dashur është ai nga ju dhe i vlerësojmë jashtëzakonisht shumë lutjet tuaja. Ju kërkojmë ta respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe. Shumë dashuri nga familja Foxx”.
Jamie ishte duke xhiruar në Atlanta, kur e pësoi një urgjencë mjekësore si pasojë e së cilës u hospitalizua. Sipas burimeve të afërta, gjendja ishte serioze dhe për këtë arsye janë lajmëruar menjëherë familjarët e aktorit.
Ai ishte duke e xhiruar filmin e ardhshëm të platformës Netflix, “Back in Action”, pjesë e së cilit është edhe ylli hollywoodian, Cameron Diaz, e cila me këtë rol e shënon rikthimin në aktrim pas nëntë vjetësh mungesë.
Foxx poi ashtu është duke bashkëpunuar me yllin e boksit, Mike Tyson. Ky i fundit e bëri të ditur lajmin se është duke shërbyer si producent i një seriali, ku rolin protagonist do ta luajë aktori i famshëm. Regjisori Martin Scorsese dhe Foxx po ashtu janë producent të projektit të ardhshëm.