Jamie Foxx mbetet i shtruar në spital në Gjeorgji për gati një javë pasi vajza e tij zbuloi se aktori kishte komplikim shëndetësor, tha një burim të hënën.
Vajza e tij, Corinne Foxx ndau në Instagram javën e kaluar se babai i saj kishte përjetuar një incident lidhur me shëndetin të martën e kaluar, megjithëse ajo nuk specifikoi se çfarë ndodhi. Ajo shtoi në postimin e saj se për shkak të “veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh”, babai i saj është “në rrugën e tij drejt shërimit”.
Foxx ka qenë në Atlanda duke filmuar filmin e Netflixit “Back in Action” me Cameron Diaz. Burimi i tha më parë CNN-it se incidenti mjekësor nuk ndodhi në set dhe Fox nuk u transportua me automjetin e urgjencës në spital.
Një burim i veçantë i produksionit të filmit tha se xhirimet janë aktualisht duke i zhvilluar dhe nuk pritet të përfundojnë këtë javë.
-
Jamie Foxx vazhdon të jetë në spital duke u rikuperuar
-
Jamie Foxx zbulon arsyen e shtrimit në spital vitin e kaluar
-
Jamie Foxx jep detaje të reja rreth problemeve shëndetësore që pati
-
Vajza e Jamie Foxxit thotë se ai është mirë me shëndet
-
Jamie Foxx do të flasë për gjendjen e tij shëndetësore në stand-up komedinë e re