Aktorja Angelina Jolie u ka bërë thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre në Ditën Botërore të kancerit të vezoreve.
Të hënën aktorja dhe humanitarja 47-vjeçare ndau një foto të vjetër të saj dhe nënës së saj në Instagram, duke reflektuar në betejën dhjetëvjeçare të nënës së saj me kancerin e gjirit dhe vezoreve.
“Nesër do të ishte ditëlindja e 73-të e nënës sime. Ajo u nda nga jeta 15 vjet më parë, pas një lufte të gjatë me kancerin e gjirit dhe vezoreve”, ka shkruar ajo. "Në qershor, do të jem një muaj larg moshës kur ajo u diagnostikua. Kam bërë operacione parandaluese për t'u përpjekur të pakësoj shanset, por vazhdoj të bëj kontrolla”.
“Dhe grave të tjera, ju lutemi gjeni kohë për t'u kujdesur për veten dhe bëni mamografi dhe analiza gjaku ose ultratinguj, veçanërisht nëse keni një histori familjare të kancerit #Worldovariancancerday," përfundoi ajo.
Në vitin 2019, Jolie foli për Time për procedurat parandaluese që ajo përdorë, pas tragjedisë së nënës së saj.
Aktorja është nënë e gjashtë fëmijëve.
-
Angelina Jolie në ballinën e TIME France shfaq shenjat që ka nga operimi i gjinjve
-
Jolie: nuk duhet të kemi frikë të flasim për kancerin
-
Angelina Jolie tregon pse i do shenjat që i kanë mbetur nga mastektomia
-
Nicole Kidman me dedikim për prindërit e saj të ndjerë
-
Angelina Jolie kujton nënën gati 20 vjet pas vdekjes