Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Angelia Jolie thotë se nuk është prind perfekt

Angelina Jolie ka shprehur dyshimet e saj për aftësitë prindërore.

Aktorja hollivudiane 46-vjeçare e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, ka thënë se nuk është nënë perfekte në asnjë kuptim.

“Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk e bëj në mënyrë të duhur. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh e pyes veten nëse jam duke e bërë gjënë e duhur, nëse e them gjënë e duhur”, ka thënë Jolie për revistën “People”.

Ajo ka shtuar se fëmijët e saj kanë pasur një efekt të madh te ajo dhe tek njëri-tjetri.

“Ata janë shumë të mirë, dhe marrë parasysh se janë shumë, kanë pasur një ndikim të madh te njëri-tjetri”, ka shtuar Jolie.

Jolie ka gjashtë fëmijë, Maddox 20 vjeç, Pax 17 vjeç, Zahara 16 vjeç , Shiloh 15 vjeç, dhe binjakët 13-vjeç Vivienne dhe Knox.