Është një prej aktoreve shumë të angazhuara në teatër e projekte filmike. Ndonëse tani më pak, por gjithsesi Lena Kryeziu Bokshi, veçohet edhe për projektet televizive në të cilat ka qenë pjesë.
Krahas sukseseve si aktore, Lena tash e gjashtë muaj është duke e përjetuar një ndjenjë shumë të veçantë, pasi brenda saj po rritet një foshnje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktorja për Express është shprehur tejet e lumtur për këtë fakt pasi kjo, është një ëndërr e saj e cila po i bëhet realitet, transmeton emisioni “Express” në KTV.
Duke pasur fatin që rreth vetës të ketë persona të cilët e duan dhe respektojnë, aktorja shtatzëninë e cilëson si një periudhë shumë të veçantë.
Energjike në skenë siç di të jetë gjithmonë ajo, Lena po vazhdon aktivitetin e saj në teatër, pavarësisht gjendjes së saj.
Ndonëse tani është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ajo edhe më tej është prezente në skenë, duke luajtur në reprizat e shfaqjeve në të cilat ka qenë pjesë.
Ndryshe, Lena së fundi na erdhi me një set fotografik shumë të lezetshme në të cilat i shihet barku i fryrë.
Lena dhe regjisori Ilir Bokshi dashurinë e tyre kurorëzuan me martesë vitin e kaluar. Ky është fëmija i parë i çiftit.