Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja Lena Kryeziu flet për depresionin e paslindjes

Që pas lindjes se fëmijës së saj të parë aktorja Lena Kryeziu Bokshi i dha vetes një pushim të plotë, kështu duke refuzuar intervistat dhe çdo paraqitje televizive.

Gjashtë muaj pas lindjes, Lena për herë të parë, për emisionin N’gas’z flet për kohën sa ishte shtatzënë, por edhe ndjenjën e të qenit nënë.

Mes tjerash aktorja flet edhe për depresionin që përjetoi pasi solli në jetë Donin, djalin e saj.

“Edhe unë si shumica e nënave e përjetova depresionin e paslindjes, ishte një periudhë shumë e pakëndshme”, tha ndër të tjerash aktorja.