Simu Liu mezi ka pasur kohë ta festojë angazhimin e tij në rolin kryesor të filmit të Marvel Studios “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, dhe ai tashmë është duke u marrë me urrejtësit.
Aktori nga filmi i parë superheroik nga Azia, i cili do të dalë në vitin 2021, e publikoi një video nga uebsajti Asian Boss, në të cilën një reporter doli në rrugët e Pekinit për të pyetur nëse Liu është "shumë i shëmtuar" - sipas standardeve kineze – që të jetë në filmin e Marvelit.
Pyetja siç duket buronte nga komentet në mediat sociale kineze që e quanin Liu dhe bashkëyllin e tij Awkwafina "të shëmtuar". Dhe ndërsa Liu vuri në dukje se "kurrë nuk jam quajtur i shëmtuar kaq shumë herë në tërë jetën time!" ai e shndërroi gjithë këtë temën e urrejtjes në një "moment edukativ" duke u përgjigjur me zgjuarsi dhe klasë.
Pasi që u tall për vlerësimin e tij të shëmtisë - një grua i dha atij 3.5 pikë - dhe duke vërejtur se e shqiptuan emrin e tij gabimisht në segment, Liu u bë serioz duke folur për "njerëzit që e kanë vënë në pikëpyetje tërë jetën e tij", duke i renditur mësuesit, producentët, regjisorët, skenaristët dhe bashkë-yjet "të cilët e kanë vënë në dyshim aftësinë time të aktrimit... Në mua kanë dyshuar në çdo hap të mundshëm të karrierës sime".
Sidoqoftë, Liu vazhdoi të thotë se ai është "ende duke qëndruar" në biznesin e pamëshirshëm, sepse ka "besimin maksimal në aftësitë e tij" dhe refuzon "të lejojë që mendimet e të tjerëve ta definojnë atë".
