Showbiz

Aktori legjendar është për 5 vjet më i vjetër se babai i gruas

Aktori legjendar i Hollywoodit, Patrick Stewart, e rrëmbeu vëmendjen duke u shfaqur në premierën e filmit "Star Trek: Picard", ku arriti me bashkëshorten dhe muzikanten 38 vjet më të re, Sunny Ozell.

Sot Patrick 79-vjeçar është i martuar me 41-vjeçaren Sunny që nga viti 2013, çifti jeton në New York dhe nuk kanë fëmijë të përbashkët. Ata u takuan në vitin 2008 kur Patrick ishte duke punuar në shfaqjen "Macbeth", ndërsa Sunny ishte duke punuar në atë kohë si kameriere në një kafene në afërsi në New York.

Ceremonia e tyre martesore tërhoqi vëmendje shtesë, sepse ata në fakt u martuan nga miku i Patrick, aktori Ian McKellen, shkruan KOHA Ditore. Patrick kishte shpresuar se ky akt do të mbetej i fshehtë, por Ian rastësisht e zbuloi lajmin gjatë një paraqitjeje në "The Jonathan Ross Show". Ndërsa e gjitha ishte në fakt ideja e Sunny.

"Ishte vetëm një zgjedhje. Ishte ideja e Sunny dhe ishte një ide e shkëlqyeshme, më bëri të lumtur të pranoja diçka të tillë pa e menduar fare. Ai mund të pendohet për jetë, por pa asnjë hezitim, ne u nderuam”, tha Patrick në intervistën për Grub Street.

Sunny, megjithatë, në bisedë me Female First disa vjet më parë, e pranoi se nuk mund të mësohej me vëmendjen e mediave dhe jetën në qendër të vëmendjes, në të cilën sigurisht kontribuoi edhe dallimi i madh i tyre në moshë.

Image

"Kur të vijë koha që duhet të shkojmë në disa vende të bukura si ceremonia Emmy ose BAFTA, unë akoma ndihem si ajo vajza nga Reno në duart e një xhentëlmeni si Patrick Stewart. Dhe sinqerisht, shpresoj të ndihem kështu përgjithmonë", e pranoi Sunny.

Përndryshe, Patricku 78-vjeçar është vetëm pesë vjet më i vjetër se babai i saj. Në një intervistë për “Daily Mail”, ai e pranoi se nuk ishte i lumtur për këtë, por më vonë e pranoi idenë që t’i drejtohet si dhëndri i tij.

"Ai është plot rini, dhe unë jam një lloj shpirti i vjetër kështu që pajtohemi mirë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin. Ai është në një formë më të mirë sesa unë, gjë që ndonjëherë më bën të zemërohem”, u tall Patrick, i cili edhe sot e kësaj dite nuk e fsheh sesa është i dashuruar në Sunnyn e tij.