Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Stewart thotë se ishte shumë i ri kur u martua në moshën 34-vjeçare

Këngëtari veteran, Sir Rod Stewart ka thënë se ishte “shumë i ri” kur vendosi të martohej në moshën 34-vjeçare.

Rockeri 76-vjeçar tani e sheh se “nuk ishte gati” për t’u martuar me Alana Stewart në vitin 1979 sepse ende kishte kohë për ahengje, pije dhe gra të tjera.

Rod, i cili u shkurorëzua nga Alana në vitin 1984, ka thënë se edhe babai i kishte thënë se ishte shumë i ri për t’u martuar.

“Kishte të drejtë. Ende e kisha jetën përpara për ahengje dhe pije”, ka thënë Stewart.

Gjashtë muaj më vonë, ai gjeti dashurinë përsëri me Rachel Hunter, me të cilën u martua në vitin 1993, por e ka pranuar se gaboi kur mendoi se ajo ishte gruaja e duhur.

Edhe Harry Styles i gatshëm për martesë e familje Showbiz Harry Styles i gatshëm për martesë e familje

“Kur u martova për herë të dytë me Rachelin, mendova se ishte e duhura, por gabova”, ka thënë këngëtari veteran.

Modelja e braktisi yllin e “Maggie May” në vitin 1999, duke e lënë të pikëlluar, për shkak se asnjë grua nuk e kishte braktisur më parë, por menjëherë u njoftua me bashkëshorten e tanishme, Lady Penny Lancaster-Stewart.

“Rachel u nda me mua në një të hënë dhe isha shumë i pikëlluar, sepse askush nuk braktis Rodin”, ka thënë Stewart.

“Mirëpo të shtunën u njoftova me Pennyn në një hotel të Londrës. Basistja e grupit, Carmine, më tha: ‘Dëgjo, sapo je larguar nga një martesë nëntëvjeçare. Ende nuk je gati’. Gati sa nuk e ngufata”, ka kujtuar këngëtari britanik.

Edhe Raportohet se Cher planifikon të martohet me partnerin e saj 40 vjet më të ri Showbiz Raportohet se Cher planifikon të martohet me partnerin e saj 40 vjet më të ri

Këngëtari që ka tetë fëmijë nga lidhjet e mëparshme, thotë se nuk mund të jetë më i lumtur me jetën e tij.

“Penny më riparoi zemrën në shumë mënyra. Është lidhje e përkryer. Vajzave në bend dhe të bijave të mia u them se një grua ka shumë për të jetuar. Le të kënaqen me jetën dhe të harrojnë burrat”, ka thënë Rod Stewart.