Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kristen Stewart është fejuar

Foto: AP/Associated Press

Aktorja e njohur amerikane, Kristen Stewart është fejuar me të dashurën e saj, skenaristen Dylan Meyer.

Ylli i kinematografisë e bëri të ditur lajmin e gëzuar gjatë intervistës për shoun e famshëm të radios, “The Howard Stern Show”.

“Po martohemi, kjo gjë po ndodhë. Dëshiroja shumë të më propozonin për martesë, kështu që mendoj se shumë qartë e kam shprehur atë që doja dhe ajo e realizoi këtë në mënyrë të përkryer”, ka deklaruar aktorja.

Çifti e filloi lidhjen romantike në vitin 2019 pas takimit në ndejën e një miku të përbashkët. Ato kishin arritur të krijojnë afërsi të menjëhershme me njëra-tjetrën, falë faktit se që të dyja kanë lindur dhe janë rritur në Los Angeles.

Dylan Meyer para një jave e postoi në Instagram një foto të dyshes, ku shiheshin të përqafuara dhe të shtrira në dysheme. Foton e kishte shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Shumë krenare me këtë princeshën punëtore”.

 

Edhe Aktorja Stewart dhe skenaristja Meyer martohen në një ceremoni private në Los Angeles Showbiz Aktorja Stewart dhe skenaristja Meyer martohen në një ceremoni private në Los Angeles
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dylan Meyer (@spillzdylz)

 

Kristen Stewart, aktualisht është duke e promovuar filmin e saj të ri ku e luan rolin e Princeshës Diana. Projekti me titull “Spencer” lansohet nëpër kinema të premten më 5 nëntor.

31-vjeçarja e gëzon një karrierë të gjatë në Hollywood dhe shquhet për role protagoniste në filma të mëdhenj, si “Panic Room”, “Underwater”, “Equals”, “Camp X-Ray”, “ “Snow White and the Huntsman”, “Charlie’s Angeles”, “Twilight”, “Happiest Season” dhe të tjerë.