Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori i njohur i Hollywoodit bëhet baba për herë të dytë

Katherine Schwarzenegger, 30 vjeç, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me aktorin Chris Pratt, 41 vjeç.

Vëllai i Katherinet, Patrick konfirmoi lajmin për ET, përcjell IconStyle të hënën.

Patrick nuk e zbuloi gjininë e foshnjës ose datën e saktë të lindjes.

Prindërit e Katherinet, Maria Shriver 64 vjeç dhe Arnold Schwarzenegger 73 vjeç, si dhe motrat e saj, shkuan për një vizitë në rezidencën e Katherinet dhe Chrisit në fundjavë.

Sipas ET, Chris thuhet se është parë në një spital të zonës në Santa Monica të premten.

Edhe Chris Pratt do të bëhet baba për herë të dytë Showbiz Chris Pratt do të bëhet baba për herë të dytë

Shtatzënia e Katherine Schwarzeneggerit u konfirmua nga Maria në 1 maj, kur Pratt u shfaq si i ftuar në programin e saj në Instagram Live #HomeTogether.

Chris dhe Katherine u panë për herë të parë bashkë në vitin 2018. Aktori është baba i një djali me ish-bashkëshorten Anna Faris, me të cilën u nda pas 8 vitesh martesë.