Aktori i njohur i hollywoodit, Chris Pratt dhe bashkëshortja e tij, Katherine Schwarzenegger, janë në pritje të fëmijës së parë së bashku dhe çifti ka bërë të ditur se është shumë i lumtur me këtë lajm.
Ylli i filmave “Jurasic Park”, Pratt dhe autorja e disa librave, Schwarzenegger, e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në qershor të vitit të kaluar. Gjatë fundjavës që e lamë pas, mediat e huaja e bënë të ditur lajmin se dyshja do ta sjellë në jetë një fëmijë, që do jetë vëllai ose motra e vogël e djalit 7-vjeçar të aktorit, Jack, të cilin e ka me ish-bashkëshorten Anna Faris, transmeton Koha.
Dhe tani, një burim i afërt i çiftit ka thënë se, Pratt dhe Schwarzenegger, fillimisht ishin kujdesur ta mbajnë lajmin e shtatzënisë të fshehur në mënyrë që ta shijojnë këtë eksperiencë të vetëm, por tani janë të lumtur ta ndajnë lajmin me publikun e gjerë dhe fansat.
“Chris dhe Katherine janë shumë të lumtur. Ata donin ta shijonin këtë lajm në privatësi sa më gjatë që ishte e mundur, por duke qenë se Katherine nuk mundet ta fsheh më barkun e fryrë, çifti ka vendosur ta ndajë gëzimin e tyre edhe me të tjerët,” citohet të ketë thënë një burim për revistën “People”.
Lajmi i shtatzënisë vjen pak kohë pasi aktori Pratt e kishte pranuar se mendon që një ditë, bashkëshortja e tij do të bëhet një nënë e mrekullueshme.
“Ajo ma ka ndryshuar jetën për të mirë, në mënyra të ndryshme. Zemra, shpirti, por edhe djali im ndjej se janë të sigurt me të. Ajo është një njerkë shumë e mirë. Dhe me dëshiron e Zotit, ajo do të bëhet një nënë e mrekullueshme një ditë. Ajo ka prindër dhe familje shumë të mirë dhe të dashur, si dhe pa përtesë i plotëson të gjitha të metat e mia. Jemi një çift vërtetë i përshtatshëm,” kishte deklaruar aktori 40-vjeçar.
Edhe
Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare
Edhe babai i Katherines, aktori i famshëm dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, gjithashtu ka folur për shpresat që vajza e tij ta fillojë krijimin e familjes me bashkëshortin e saj, duke qenë se mezi pret të bëhet gjysh, por ka thënë se nuk po i bënë presin çiftit për këtë gjë.
{gallery}